Secondary Adv

Inflacioni sipas standardit të BE: Çmimet në shkurt u rriten më shpejt se mesatarja e BE

Inflacioni në Shqipëri arriti në 2.5 për qind në shkurt 2026, duke qëndruar mbi mesataren e Bashkimit Europian prej 2.1 për qind.

Sipas INSTAT, çmimet u rritën me 0.5 për qind në bazë mujore, ndërsa treguesi i harmonizuar i inflacionit (IHÇK) konfirmon një rritje të moderuar, por më të shpejtë se mesatarja e BE-së.

 

Argëtimi dhe ushqimet shtyjnë inflacionin

Rritjen më të lartë e shënoi grupi “Argëtim, sport dhe kulturë” me 9.7 për qind, ndërsa ndikimin më të madh në total e dhanë ushqimet dhe pijet joalkoolike për shkak të peshës së tyre në shportën e konsumit.

 

Rritje u regjistruan edhe në kujdesin personal dhe sigurimet, ndërsa transporti mbeti pothuajse i pandryshuar.

 

Shqipëria mbi mesataren e BE

Në krahasim me vendet europiane, Shqipëria renditet mbi mesataren e BE-së, por me inflacion më të ulët se disa vende të Europës Lindore.

Ndërkohë, vendi ka norma më të larta inflacioni se ekonomitë e mëdha si Gjermania, Franca dhe Italia, si dhe disa vende nordike.

 

Ndryshime në metodologji

Që nga shkurti 2026, llogaritja e inflacionit bazohet në klasifikimin e ri ECOICOP 2018 dhe vitin bazë 2025.

Këto ndryshime synojnë të harmonizojnë plotësisht statistikat shqiptare me standardet e Eurostat dhe të rrisin krahasueshmërinë ndërkombëtare.

Burimi: Monitor


Më të lexuarat